Lajme

Tragjedi në Korçë, vriten dy persona me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është transportuar në gjendje të rëndë në spital, por që ka humbur edhe ky i fundit jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10-të në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi”, ku autori i dyshuar Ilo Lluka ka vrarë 40-vjeçarin Emiljano Pinen i cili njihej edhe me emrin Jorgo Prifti dhe më pas ka qëlluar veten.

Motivet e ngjarjes nuk dihen.

Në vendin ku ndodhi skena e krimit policia ka gjetur disa gëzhoja arme zjarri pistoletë. Drejt 40-vjeçarit është qëlluar disa herë.

Pasi la të vdekur Pinen, Ilo Lluka ka bërë vetëvrasje.

/Shqip.com