Teknologji

Toyota cakton datën e SUV-it të ri

Kompania japoneze e prodhimit të veturave Toyota ka njoftuar se modeli i ri i xhipit do të prezantohet në vitin e ardhshëm.

Toyota do të zbulojë zyrtarisht modelin Grand Highlander më 8 shkurt të 2023-s, pak përpara panairit të automjeteve në Çikago.

Prodhuesi japonez i automjeteve nuk ka dhënë detaje pos se duke u bazuar në emrin, lë të kuptohet se modeli do të jetë i madh.

Është e mundshme të ndodh që modeli i ri të vjen me motorin hibrid, me gjasë sistemi më i fuqishëm Hybrid Max që ofrohet gjithashtu në sedanin Croën.

Toyota do të transmetojë drejtpërdrejt zbulimin kësaj veture në kanalin e saj në Youtube në mbrëmjen e 8 shkurtit 2023.

Toyota ka njoftuar se së shpejti do të fillojë ndërtimin e dy SUV-ve të rinj. Njëri prej tyre do të jetë një version luksoz, i markës Lexus, i quajtur TX. Tjetri do të jetë një crossover i ri Toyota i quajtur Grand Highlander që do të debutojë më 8 shkurt 2023 në panairin e automjeteve në Çikago.

/Shqip.com