Sport Ndërkombëtar

Tottenham-West Ham, kryendeshja e “EFL CUP”

EFL CUP

“ELF Cup” do të vazhdojë sonte edhe me tri ndeshje tjera.

Chelsea do të takohet me Brentfordin, Liverpooli me Leiecester Cityn dhe Tottenhami me West Ham United.

Pa asnjë dyshim ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në “Tottenham Stadium”, me fillim nga ora 20:45.

Spurs janë duke kaluar formë të mirë që nga ardhja e Antonio Contes.

Një problem i madh është fakti se së fundmi Tottenhami ka pasur shumë raste me COVID-19.

Madje për këtë arsye ata u eleminuan nga Europa Conference League, pasi nuk e patën numrin e kërkuar të futbollistëve.

Tottenham vs West Ham: Live stream, TV channel, team news and kick-off time  for huge Carabao Cup quarter-final match-up
Tottenham-West Ham, foto nga e kaluara

Pas 15-të ndeshjeve të zhvilluara, londinezët gjenden në vendiun e shtatë në Premierligë, me 26 pikë të zhvilluara.

Në anën tjetër, West Hami është duke kaluar në formë fenomenale edhe këtë kampionat.

Të udhëhqur nga David Moyes, kjo skuadër është duke e synuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Çekanët” janë në pozitën e pesëtë, me 28 pikë, vetëm katër më pak se Arsenali që është një vend më lartë, por “Gunners” kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

West Hami deri më dani ka regjistruar këto rezultate: tetë fitore katër barazime dhe pesë humbje.

Skuadra që arkëton fitore – do të kualifikohet në gjysmëfinale./Shqip.com