Tottenham arrin marrëveshje me shënjestrën e Arsenalit

Derbi i Londrës Veriore është zhvendosur jashtë fushave duke kaluar në afatin e transferimeve.
Yves Bissouma është pranë lëvizjes në “Tottenham Hotspur Stadium”.
“Lillyëhite” kanë arritur amrrëveshje me Brighton & Hove Albion, për shifrën e25 milionë eurove, raporton Goal.

Spurs kanë besim se kushet personale me lojtarin nuk do të jenë problem dhe lojtari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë javë.
Maliziani do të bëhet futbollisti i tretë që Atonio Conte e merr në radhët e veta, pas sigurimit të shërbimeve të Ivan Perisic dhe Fraser Foster – që ishin transfere të lira.
25-vjeçari ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Brighton, teksa vlera e tij në treg kap shifrën e 35 milionë eurove.

Përgjatë sezonit të kaluar të Premierligës, Bissouma pati 26 paraqitje me ç’rast shëni një herë ndërsa asistoi dy.
Përndryshe, interesim të madh për mesfushorin kishte shprehur edhe rivali i tyre local, Arsenal, por që nuk arriti marrëveshje me ‘Pulëbardhat’. /Shqip.com