Sport Ndërkombëtar

Toronto zyrtarizon Lorenzo Insignen

(Foto: Toronto FC) Lorenzo Insigne

Italiani shtat shkurtër jep arsyet e veta pse la Evropën për elitën e futbollit amerikan.

Lorenzo Insigne është zyrtarizuar të martën në ambientet e Torontos.

Lajmin e bëri me dije vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.

Kritikave se pse e la ajkën e futbollit – Evropën, për një ligë jo dhe aq kompetitive, italiani iu dha përgjigjen e tij.

“Ishte e vështirë të largohesha nga Napoli. Unë jam 31 vjeç dhe nuk jam i vjetër, mund të qëndrojë gruaja në Evropë, por edhe fëmijët janë të parët. Është hera e parë që unë dhe familja ime largohemi nga Napoli. Që në ditën e parë që takova ai më foli shumë për këtë qytet, mezi prisja të vija, të takoja trajnerin dhe shokët e rinj”, tha ish-kapiteni Napolit.

“Besoj se kam dhënë shumë për Napolin, kam humbur ndeshje apo trofe që kanë lënduar, por nuk u dorëzova. Të jem unë sinqertë, doja një sfidë të re. Ishte e vështirë, por kjo është jeta ime”, shtoi ai.

Lorenzo Insigne, SSC Napoli

Përndryshe, sulmuesi i krahut vjen në Major League Soccer (MLS) ti transfer i lirë, pasi kontrata me gjigantin e Series A i skadoi në qershorin e këtij viti.

Në total, Insigne bëri 433 paraqitje për Napolin, ku arriti të shënojë 121 gola dhe të dhurojë 95 asistime. /Shqip.com