Tom Pidock mbetet pa medalje
Publikuar:
(28.08.2022 20:10:09)

Kampioni olimpik dhe evropian i Britanisë, Tom Pidcock, humbi një medalje pasi u përplas në garën për meshkuj në kampionatin botëror të biçikletave malore në Les Gets, Francë.
23-vjeçari, ndër favoritët për fitore, përfundoi i katërti pasi pësoi edhe një birë gjatë garës, shkruan BBC.
Javën e kaluar ai u bë britaniku i parë që fitoi titullin evropian në këtë event.
Nino Schurter i Zvicrës fitoi garën për t’u bërë kampion bote për herë të 10-të.
David Valero Serrano i Spanjës doli i dyti dhe Luca Braidot i Italisë ishte afër i treti.
Francezja Pauline Ferrand Prevot fitoi garën për femra para turmës së saj në shtëpi.