“Toka brenda meje”, filmi më i mirë debutant në Estoni

Filmi shqiptar i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant”, në festivalin e filmit në Estoni.
Kjo u bë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
“Filmi regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022”, thuhet në njoftim.

“Toka brenda meje” përcjellë Remon i cili pas vitesh në mërgim kthehet nga Gjeneva në vendinlindjen e tij në Kosovë. Dashuria e tij e parë, Una, e thërret për ta informuar për vdekjen e afërt të patriarkut të familjes dhe zhvarrosjen e një varri masiv.
Duke u kthyer në fshatin e tij pas një mungese dhjetë vjeçare, Remo do të duhet të përballet me të kaluarën dhe të tashmen e tij.
/Shqip.com