Tjetër vdekje tragjike në minierën e Bulqizës, 60-vjeçarin e zë poshtë masivi i gurëve
Publikuar:
(02.06.2024 14:18:11)

Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë. Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.
Sakaq, policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
/Shqip.com