Tjetër fitore e Barcelonës së Xavit

Edhe një fitore.
Edhe një sinjal që po rikthehen në binarë.
Barcelona ka shënuar fitore 1-2 në udhëtim te Elche për të vazhduar formën e lartë që po kalon.
Ani pse katalunasit ishin favoritë në letër, ishin vendasit që shënuan të parët – në minutën e 44-të.
Topin në rrjetë e dërgoi Fidel dhe skuadra e tij shkoi e qetë në pushimin prej 15-të minutave.
Por, katalunasit nuk u dorëzuan.
I inkuadruar në pjesën e dytë – Ferran Torres e barazoi rezultatin në minutën e 60-të. Paraparakisht ai u asistua nga Jordi Alba.
Barca nuk u ndal së sulmuari për as edhe një moment të vetëm – dhe kjo iu shpërblye në fund.
Kur po zhvillohej minuta e 84-të, u akordua penalti për blaugranët – të cilën në gol e konkretizoi Memphis Depay.
Për sulmuesin holandez ky ishte goli i dhjetë i shënuar në këtë sezon të La Ligës.
Pas kësaj fitore – Barca mbetet në vendin e tretë – me 48 pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, Elche pozicionohet në vendin e 13-të, me vetëm 32 pikë të grumbulluara. /Shqip.com