Teknologji

TikTok përballet me ndalim të plotë në SHBA

Administrata Joe Biden ka paralajmëruar pronarët e TikTok që të heqin dorë nga aksionet e tyre në platformë ose të përballen me një ndalim në SHBA, thuhet në një raport të ri.

Komiteti për Investimet e Huaja në SHBA (CFIUS) bëri kërkesën për shitje kohët e fundit.

CFIUS është një task forcë federale shumë agjencish që mbikëqyr rreziqet e sigurisë kombëtare në investimet ndërkufitare.

Paralajmërimi nga qeveria amerikane shënon një ndryshim në politikën e administratës Biden drejt platformës së njohur të mediave sociale.

Qeveria është përballur me thirrje nga disa republikanë të cilët kanë akuzuar administratën e Bidenit se nuk ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj kërcënimit të perceptuar të sigurisë kombëtare të paraqitur nga TikTok.

Është hera e parë nën administrimin e Presidentit Joe Biden që kërcënohet një ndalim i mundshëm i TikTok.

Paraardhësi i tij, republikani Donald Trump, ishte përpjekur të ndalonte TikTok në vitin 2020, por pati dështuar.

/Shqip.com