Teknologji

TikTok paditet dhe akuzohet për dështim të mbrojtjes së privatësisë

Aplikacioni i mediave sociale TikTok është paditur nga shteti amerikan i Indianës.

Shteti pretendon se aplikacioni nuk arrin të mbrojë të rinjtë dhe privatësinë.

Sidoqoftë, TikTok tha se konsideron mirëqenien e të rinjve në politikat e tij dhe se ishte i bindur se mund të kënaqte shqetësimet e sigurisë kombëtare të Shteteve tw Bashkuara tw Amerikws.

Indiana ngriti dy padi të mërkurën. I pari pretendon se aplikacioni i ekspozon përdoruesit e rinj ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

Në ankesën tjetër, Rokita gjithashtu pretendon se TikTok nuk zbulon potencialin e qeverisë kineze për të hyrë në informacione të ndjeshme të konsumatorëve.

TikTok – Foto ilustruese

Indiana ngriti dy padi të mërkurën. I pari pretendon se aplikacioni i ekspozon përdoruesit e rinj ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.

Në ankesën tjetër, aty gjithashtu pretendohet se TikTok nuk zbulon potencialin e qeverisë kineze për të hyrë në informacione të ndjeshme të konsumatorëve.

“TikTok është një ujk në petkun e deleve”, sipas dokumenteve të gjykatës.

“Për sa kohë që TikTok lejohet të mashtrojë konsumatorët e Indianës në lidhje me rreziqet ndaj të dhënave të tyre, ata konsumatorë dhe privatësia e tyre janë pre e lehtë.”

/Shqip.com