Sport Ndërkombëtar

Tifozja e Juventusit vazhdon me premtime të “çmendura” (FOTO)

Tifozët e Juventusit kanë një arsye më shumë për të shpresuar të fitorja e skuadrës bardhezi ndaj Veronës në Serie A këtë të shtunë. Kjo arsye quhet Giorgia Capaccioli.

Modelja e cila është një tifoze e zjarrtë e Juventusit, ka bërë një premtim pak javë më parë, para ndeshjes ndaj Torinos. “Nëse Juventusi fiton derbin, do të zhvishem në Only Fans”, tha ajo. Bardhezinjtë fituan dhe Giorgia e mbajti premtimin me një video të posaçme për ndjekësit e saj.

Tradita vazhdoi edhe me Interin, duke entuziazmuar dyfish tifozët bardhezinj që e ndjekin në rrjetet sociale e tashmë është kthyer në një traditë për çdo ndeshje të kësaj skuadre. Një arsye më shumë për ndjekësit që të kërkojnë me çdo kusht tre pikët nga skuadra e Allegrit.

/Shqip.com