Sport Shqiptar

“Tifozat Kuq e Zi” bëjnë thirrje të anulohet koncerti i Goran Bregovic në Korçë

Tifozat Kuq e Zi

Ftesa e muzikantit, Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë ka pasur reagime të shumta, shkruan Shqip.com.

Vazhdës së reagimeve i është bashkuar edhe Tifozat e Kombëtares së Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi”.

Përmes një postimi në faqen e tyre në rrjetin social “Facebook”, ata kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës që të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

“Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tanë nga të gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi pupullatën civile në shumë qytete të Kosovës”, shkruhet mes tjerash në postimin e “Tifozave Kuq e Zi”.

Lajmi se Bregovic do të performojë në Festën e Birrës në Korçë nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës, ku edhe ka pasur reagime të shumta.

Goran Bregovic konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës./Shqip.com