“Ti Fifi ja ke lidhur këmbët Granitit”, opinionistja e Big Brother debaton sërish me Fifin

Spektakli i sotëm i “Big Brother VIP” ka filluar me diskutime të ashpëra dhe debate nga banorët.
E gjithë kjo pasi që gjatë javës Iliri dhe Donaldi kanë pasur një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin teksa po përpiqeshin që të mësonin koreografinë.
Ndërsa më pas është diskutuar raporti i Granitit me vajzat brenda.
Pavarësisht se Fifi dhe Graniti janë deklaruar se janë shokë, këngëtarja nga Kosova nuk po e lë të qetë ish-futbollistin nga Kosova duke u bërë sërish xheloze.

Opinionistja Balina ka kritikuar Fifin, pasi sipas saj ajo nuk po e lë të qetë Granitin.
Madje ajo i tha këngëtares se ajo ia ka lidhur këmbët ish-futbollistit, sa që ai nuk po e bën dot lojën e vet.
Por, pas kësaj, Fifi tha se ajo e ka thjesht xhan Granitin, por që është xheloze për të edhe si shok dhe nuk e pengon nëse ai rrin me vajzat tjera.
Në anën tjetër, Semi tha se Granitin e sheh vetëm shok dhe nuk mendon diçka me shumë me të./SHQIP.com