Lajme

Thyhet zyra e AAK-së në Istog

Është thyer dhe demoluar dhunshëm nga persona të panjohur, zyra e ish-kandidatit për kryetar të Istogut, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie në Istog, Bekë Berisha.

“Më kanë njoftuar më herët që është thyer xhami i zyrës, bash një ku ka qenë një fotografi. Kam pyetur se a ka pasë edhe thyerje të xhamave të tjerë, por kam dyshime se është thyer vetëm ajo dritare”, tha Berisha, njofton Klan Kosova.

Ai më tej bëri të ditur se ngjarjen e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, duke mos pranuar të komentojë mbi atë se pse ka mundur të ndodhe kjo ngjarje.

/Shqip.com