Sport Ndërkombëtar

Thyhet rekordi në 5000 metra për femra

Vetëm një javë pas thyerjes së rekordit botëror në 1500 metra për femra, keniania Faith Kipiegon realizoi një tjetër sukses, kësaj here në 5000 metra, garë ku kishte tetë vite që nuk kishte konkurruar.

29-vjeçarja realizoi një performancë fantastike në Paris Diamond League, duke mposhtur rekordmenen botërore nga Etiopia.

Kipiegon e kaloi Gidei-n 700 metra nga fundi i garës, që e përfundoi në 14 minuta, 5 sekonda e 20 të qindat, ndërsa mbuloi fytyrën me duar, duke mos i besuar kohës që kishte  realizuar.

Gidey mbante rekordin e mëparshëm prej 14 minuta 6 sekonda e 62 te qindat, që e vendosi më 7 tetor 2020, në Valencia.

/Shqip.com