Therje me thikë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë

Një person është therur me thikë të mërkurën rreth orës 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se deri te therja ka ardhur pas një përleshjeje fizike.
Tutje, ajo njoftoi se viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha ajo.
Ndërkaq, Shqip.com ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi therja me thikë në Prishtinë./SHQIP.com

