Theret një i mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Publikuar:
(04.05.2023 09:03:05)

Një i mitur ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij në Gjilan.
Rasti ka të mërkurën ndodhur në Kampusin e shkollave të mesme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, viktima ndihmën e parë e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas është dërguar në QKUK Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/Shqip.com