Theret me thikë një person në Hajvali të Prishtinës
Publikuar:
(10.12.2021 23:39:26)

Një person është therur me thikë të premten mbrëma në Hajvali të Prishtinës.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Kështu ka bërë të ditur për Shqip.com, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:00, kemi marrë informatën për një përleshje fizike në Hajvali. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person”.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar Ahmeti.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Hetuesit policorë kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat e këtij rasti./SHQIP.com