Thellohet ndarja mes Dafinës dhe DJ Geek
Publikuar:
(11.05.2023 18:23:40)

Yll Limani qëndron në mes të dy rivaleve Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit.
Me të dyja ka bërë këngë të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe ja tek e shohim që do të jenë të tre në një tur koncertor në New York.
Po lajm nuk është ky, lajm është Dj geek do të jetë tashmë dj i Yllit ndërsa ish partnerja e tij Dafina ka punësuar tashmë një tjetër Dj.

Më koherente mbetet Elvana, e cila ka gjithnjë të njëjtin Dj, mik dhe menaxher, Andy Gramm.
/Shqip.com