The Weeknd shpallet Artisti i Vitit për 2021 nga Apple Music

The Weeknd po bën bujë në industrinë e muzikës me çmimet e tij të njëpasnjëshme që nga publikimi i albumit “After Hours” dhe tani duke shtuar një tjetër në listë.
Këngëtari është shpallur “Artisti i Vitit” për vitin 2021 nga Apple Music.
Lidhur me këtë ai bëri dhe një reagim publik.
“Unë jam shumë mirënjohës për këtë nder të madh dhe dua të falënderoj Apple për të gjithë mbështetjen e saj, jo vetëm për punën time, por edhe për muzikën e shkëlqyer nga artistë të rinj, pasi është kaq e rëndësishme që krijuesit të identifikohen dhe të mbështeten”, tha këngëtari.

Albumi më i fundit i The Weeknd, After Hours , publikua në vitin 2020.
Para se të publikohej, ai u bë albumi më i para-porositur i çdo artisti mashkull me mbi një milion klikime.
Dhe në javën e parë të daljes, ai rrëmbeu rekordin e të qenit albumi R&B/Soul më i transmetuar në 73 vende të ndryshme./SHQIP.com