Lajme

The Guardian: Shqipëria e gatshme ta ndihmojë Britaninë për të tejkaluar krizën e karburantit

Një shenjë jashtë fushës së përparme të një stacioni mbushjeje Shell në Wimbledon, në jug-perëndim të Londrës Fotografia: Amer Ghazzal/Rex/Shutterstock

Shqipëria ka thënë se mijëra emigrantë të saj në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në trajtimin e krizës së benzinës.

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, i tha mediumit britanik “The Guardian”: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”, transmeton Shqip.com.

Ai pretendoi se shumë prej 150,000 shqiptarëve që jetojnë në MB do të punonin nga mirënjohja për nikoqirët e tyre britanikë. Meqenëse një numër i konsiderueshëm besohet të jetë i paregjistruar, është e pamundur të dihet se sa janë shoferët e kualifikuar.

Albania's Ambassador to the UK Reacts About the Book of '50 Shades' - Art &  Libra
Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko

Por, Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë duke pritur në radhë për benzinë, tha se besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

Ai tha: “Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë patur, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘Unë mund të ndihmoj’.

Sipas “The Guardian”, Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve dhe tha: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtria e këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë”./SHQIP.com