Kulturë

“The Guardian”, rëndit “Marubin” mes galerive më mbresëlënëse të Evropës

Media e njohur britanike “The Guardian’ ka listuar muzeun e fotografisë Marubi në Shkodër, si një nga më mbresëlënësit e Evropës.

Në artikullin e titulluar “U mahnita nga bukuria” jepen detaje për muzeun e parë dhe më të veçantë të fotografisë në Shqipëri.

“Muzeu kombëtar i fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Pietro Marubi dhe 2 shqiptarët që e trashëguan, Kel dhe Geg Marubi dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, luftës ballkanike dhe asaj të dytë botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës”, shkruan The Guardian.

Lexo edhe:
Reportazh: “Manifesta 14”, festivali që po sjell vizitorë të shumtë në Prishtinë

Pietro Marubi, është arkivi më i pasur i fotografisë në Ballkan. Vetëm një nga arkivat e saj përmban rreth 500 mijë fotografi.

Ndërkaq, këtë vit në Kosovë në kuadër të Manifestës në Muzeun Etnologjik, u shfaq edhe ekspozita e Marubit.

/Shqip.com