“The Guardian” publikon pamjet e rrëzimit të helikopterit ku vdiq presidenti iranian
Publikuar:
(20.05.2024 12:38:57)

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian” ka publikuar pamje që tregojnë rrënojat e përplasjes së helikopterit në të cilën u vranë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.
Helikopteri u rrëzua në mot me mjegull në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Të vdekur u gjetën edhe shoqëruesit e tjerë të presidentit iranian në vendin ku u rrëzua një helikopter në veriperëndim të Iranit.
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se helikopteri u rrëzua si pasojë e motit të lig.
/Shqip.com