Thaçi nga Haga telefonon babanë e tij, ia uron ditëlindjen e 85-të
Publikuar:
(03.05.2022 18:50:28)

Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit, Hashim Thaçi, ka marrë telefonat nga djali i tij i cili ndodhet në paraburgim në Gjykatës Speciale.
Hashim Thaçi, me këtë rast e ia ka uruar ditëlindjen e 85-të babai të tij.
Lajmi u bë i ditur nga djali i ish-Presidentit, Endrit Thaçi, ku ka publikuar një fotografi.
“Babi nuk i harron asnjëherë ditët e veçanta. Gjyshi sot mbushi 84 vjet dhe nuk kishte si të mos i vinte me mëngjes një thirrje nga Haga. Pritsh edhe shumë vite tjera gjysh, bashkë me krejt familjen”, ka shkruar Endriti.
