Lajme

Thaçi: Kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin

Jusuf Thaçi, analist
Jusuf Thaçi, analist

Analisti Jusuf Thaçi, ka thënë se qeveria nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin, pas pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai, tutje ka thënë se “Zajednica” nuk mund të bëhet kurrë e pranueshme dhe se shpresat për “të bërë eskivazha” gjatë zbatimit të saj janë të kota. 

/Shqip.com