Lajme Botë

Tetë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit privat në Milano

Fotografia: Emanuele Cremaschi/Getty Images

Një aeroplan i vogël privat me gjashtë pasagjerë dhe një ekuipazh prej dy vetësh është rrëzuar të dielën në një periferi të Milanos, duke vrarë të gjithë në bord.

Siç raporton The Guardian, avioni është përplasur në një objekt të zbrazët, transmeton Shqip.com.

Hetuesit filluan hetimet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit privat menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Linate të Milanos, gjatë rrugës për në aeroportin Olbia në ishullin italian të Sardenjës.

Foto: AP

Një kolonë e trashë tymi i errët u ngrit nga vendi i përplasjes dhe ishte e dukshme për kilometra të tëra.

Raportet e lajmeve italiane thanë se të paktën një shtetas gjerman dhe një shtetas francez besohej se ishin në bordin e fluturimit. 

Më herët, TV shtetëror tha se pasagjerët përfshinin shtetas francezë.

Zjarrfikësit shuan flakët e ndërtesës tashmë të djegur, e cila thuhet se ishte në rinovim./SHQIP.com