Lajme

Tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tetë raste të reja me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 28 persona.

Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej 13 persona.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 177 raste aktive me virus.

/Shqip.com