Tetë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
Publikuar:
(14.07.2021 19:16:45)
Tetë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer katër mijë e 136 testime, ndërkohë që nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet.
Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar tetë pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130 mijë e 59 që nga fillimi i epidemisë./Shqip.com