Tetë pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme
Publikuar:
(09.04.2022 13:11:25)

Tetë pacientë janë të shtrirë për tretman mjekësor nga Coronavirusi në kuadër të klinikave të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme.
Prej tyre, 7 janë të konfirmuar me COVID-19 dhe një pacient i negativizuar, post-COVID’19.
“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 6 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë./Shqip.com