Lajme

Testi i Arritshmërisë shpërndahet në rrjete sociale

Testi i Arritshmërisë
Testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë e 600 nxënës po i nënshtrohen sot pjesës së parë të testit të Arritshmërisë.

Teksa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi se pret respektim të rregullave në mënyrë që të kemi rezultate reale, edhe sivjet kanë arritur të dalin “jashtë” pyetjet e testit.

Përafërsisht kërkesës se saj për respektim të rregullave, janë krijuar grupe të ndryshme në Viber, ku po shpërndahen fotot e pyetjeve nga brenda klasave të testimit, si dhe përgjigjet që duhen përzgjedhur.

Sot pritet të vlerësohen 23.632 nxënës, në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e dytë e testit të arritshmërisë do të mbahet më 11 korrik, në lëndët matematikë, informatikë, fizikë, kimi dhe biologji.

/Shqip.com