Lajme

Tërnava uron të ndalen problemet dhe popujt të jetojnë në paqe

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava u është drejtuar sot besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi për muajin e Ramazanit.

Ai ka uruar që të ndalen problemet dhe që popujt të jetojnë në paqe e harmoni.

“Tërnava përmendi traditën e popullit tonë që njihet për bashkëjetesë, lutje respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin, solidaritet, humanitet e bashkëndjesi.Tërnava uroj që sa më parë të ndalen këto probleme dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni.

Më tutje Tërnava u shpreh se  Muaji Ramazan është një ibadet që bëhet për dhe në emër të Zotit, dhe për besimtarët shënon edhe muajin e shtimit të ibadeteve, faljes së namazeve shtesë, bërjes më shumë lutje e dua, ndjesisë ndaj fëmijëve, skamnorëve, jetimëve dhe njerzëve në nevojë.

“Gjatë ditëve dhe netëve të Ramazanit, shtëpitë tona, rrugët e xhamitë tona gjallërohen e mbushen plot gëzim, rahmet e begati, sepse vetë agjërimi e bënë besimtarin më të qetë, e fisnikëron dhe e bënë më dorëlirë e më solidarë.Muaji Ramazan, si asnjë muaj tjetër na afron me familjen e farefisin rreth sofrës së iftarit – moment ky që është i veçantë e në të cilin ka shumë bereqete dhe shumë dashuri. Po ashtu, gjatë këtij muaji jemi më pranë dhe në mbështetje të njëri-tjetrit”, ka thënë Tërnava.

Agjërimi i muajit Ramazan besimtarin e afron me Krijuesin, e largon nga egoja, urrejtja e smira, e motivon për punë e vepra të mira e të hairit, ka shtuar më tutje Tërnava.

/Shqip.com