Tërmet në Kosovë, epiqendra ishte në Mitrovicë dhe Istog
Publikuar:
(11.07.2022 09:11:12)

Në vendin tonë ka ndodhur një tërmet prej 3.0 shkallë sipas Rihterit.
Këto dridhje toke janë dëgjuar në orën 02:51.
Sipas Qendrës sizmologjike evropiano-mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte në Mitrovicë dhe Istog.
11 km në Verilindje të Istogut, 18 km në Veriperëndim të Skenderajt, 22 km në Perëndim – jugperëndim të Mitrovicës dhe 2 km në Veri të fshatit Uqë të Istogut../Shqip.com

