Lajme Botë

Tërmet i fuqishëm godet jugperëndimin e Kinës

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Kina është përballur me një tërmet të fuqishëm.

Tërmeti, prej 6.6 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën jugperëndimore të Kinës.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 43 kilometra në juglindje të qytetit Kangding në provincën Siçuan, me një thellësi prej 10 kilometrash.Ende nuk ka raportime për viktima, raporton Radio Evropa e Lirë.

Po ashtu, dridhjet e tokës janë ndierë edhe në provincën Çengdu – që aktualisht gjendet në izolim për shkak të COVID-19.

Një tërmet prej 8.0 shkallësh më 2008 në Siçuan la të vdekur mijëra persona dhe shkaktoi dëme të mëdha./Shqip.com