Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkunden disa qytete
Publikuar:
(14.01.2024 00:32:07)

Një tërmet me magnitudë 4.6 rihter është ndjerë në Shqipëri mbrëmjen e sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë zona ndërmjet Lushnjes dhe Elbasanit.
Lëkundja është ndjerë e fortë në disa qytete si Elbasan, Lushnje, Fier, Berat e Vlorë. Tërmeti është ndjerë edhe në Tiranë e Durrës.

Lëkundja e parë 4.6 rihter është shoqëruar nga një pasgoditje prej 3 rihter.

/Shqip.com