Tentoi t’i korruptonte me 10 euro policët, arrestohet në Vërmicë
Publikuar:
(02.02.2022 11:12:59)

Është arrestuar një person në Vërmicë, pasi ka tentuar për t’i dhënë ryshfet prej 10 eurosh zyrtarëve policorë në kufi.
Sipas PK-së, të i njëjtit i ka munguar vaksina e tretë si dhe testi për Coronavirus.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti në hyrje R. Shqipërisë – R. Kosovës, për të kaluar kufirin në mungesë të vaksinës së tretë dhe testit, në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurosh”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit./SHQIP.com