Lajme

Tentoi të kontrabandonte mallra nga Serbia, policia e kap të dyshuarin

Policia kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në fshatin Rogoqicë të Kamenicës afër vijës kufitare me Serbinë.

Sipas njoftimit të Policisë, një i dyshuar kishte tentuar të kontrabandonte mallra nga territori i Serbisë në atë të Kosovës.

V.A kishte tentuar të kontrabandonte “një automjet Furgon Renault Trafik, me targa të huaja, (automjeti kishte qenë i ç’lajmruar në vendin e origjinës) dhe dy biçikleta elektrike”, thuhet në njoftim.

Malli i konfiskuar nga Policia e Kosovës

Policia thekson se mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar doganës./Shqip.com