Tentoi të kontrabandonte autopjesë, dogana ia konfiskon mallin e mbi 10 mijë eurove
Publikuar:
(27.12.2021 13:59:34)

Zyrtarët e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Jarinjes.
Një automjet me targa të Serbisë kishte tentuar që të fuste ilegalisht në Kosovë, disa autopjesë të veturave të cilat kapin shifrën e mbi 10 mijë eurove.
“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor në pikëkalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10 mijë euro”, thuhet në komunikatën e doganës.

Sipas doganës të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse./Shqip.com

