Lajme

Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohen tre persona

Ilustrim

Tre persona janë arrestuar të enjten me akuzën “vrasje e rëndë në tentativë”.

Siç raporton Policia e Kosovës, një mashkull e një femër ndërsa ishin në një lokal janë përballur me tre persona.

Raportohet se palët kanë pasur një problem, përcjell Shqip.com

Për personat ndaj të cilave u synua vrasja është dhënë ndihmë mjekësore.

Ndërsa, Policia ka konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishek për të cilën posedonte leje dhe një pistoletë plastike (lodër).

Pas intervistimit një person është dërguar në mbajtje, ndërsa dy tjerët janë liruar. /Shqip.com