Tensionet Kosovë-Serbi, Le Figaro: Macron kërcënon Prishtinën me vizat

Mediat franceze i kanë bërë jehonë deklaratave të Emmanuel Macron nga Tirana për çështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.
Le Figaro shkruan se Macron kërcënoi Prishtinën me vizat, nëse tensionet me Serbinë nuk ulen.
Gjithashtu, Le Figaro raporton se Macron i ka kërkuar presidentit Aleksandar Vuçiç të mbajë përgjegjësi dhe të dënojë aktet e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku terroristët serbë vranë efektivin e policisë, Afrim Bunjaku.
“Mendoj që është përgjegjësia e zotit Vuçiç që t’i dënojë prerazi aktet e 24 shtatorit. Dhe pres që presidentit Vuçiç të jetë përgjegjës. Pres të njëjtën gjë edhe nga Presidendja dhe kryeministri i Kosovës. E them me shumë qartësi ne ju besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet, pres që të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën”, u shpreh Macron.
/Shqip.com