Ten Hag sakrifikon Rashfordin dhe Tellesin – për De Jongun

Me ardhjen e Erik ten Hag te “Djajtë e Kuq”, fytyra të reja do të jenë prezente në sezonin e ardhshëm.
Trajneri holandez kishte bërë me dije se planifikon prurjen e Frenkie De Jong nga Barcelona.
Por, për këtë nevojitet që United të heqë dorë nga Marcus Rashford apo edhe Alex Telles, raporton “Goal”.

Kjo, pasi që klubi anglez e ka gati të pamundur transferimin e mesfushorit të blaugranave, si pasojë e kstos.
De Jong ka klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh, ndërsa bordi i Barçës nuk do ta lëshojë atë për çmimin për të cilin e morën- 75 sosh nga Ajaxi.
Arsyeja se pse Rashford flitet të jetë pjesë e shkëmbmit vie si pasojë e statistikave jo të kënaqshme dhe raporteve të këqija me tifozët lokal.

Ai ka katër gola dhe dy asistime në 24 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë sezon.
Vlera e tij aktuale në treg kap shifrën e 75 milionë eurove, teksa kontratë ka deri më 30 qershor të vitit 2023.
Nga ana atjetër, Telles ishte parë si i padiskutueshëm në formacion pas karrierës mbresëlënëse te Porto.

Mirëpo, braziliani në 46 paraqitje për Manchesterin ka shënuar vetëm një gol ndërsa ka asistuar shtatë prej tyre./Shqip.com