Sport Ndërkombëtar

Ten Hag planifikon t’i anulojë Botmanit – biletën për Itali

“Rossoneri” kanë kohë që po e ndjekin.

Tani, Manchester United është në të njëjtën garë.

Sven Botman është “shtylla” që këto dy skuadra e duan në qendër të mbrojtjeve të tyre, me United që po insiston më shumë së fundmi, raporton “Goal”.

Sven Botman, Lille vs Chelsea

AC Milan kanë :mangësi” Erik ten Hag-un, që u emërua në krye të stolit të United para pak javësh dhe i cili mund ta shfrytëzojë nacionalitetin e tij në favor të vet.

20 herë kampioni i ishullit të vjetër ka çaluar pikërisht në mbrojtje këtë sezon, me Harry Maguire-n që nuk ka arritur t’i përmbushë 90 milionë eurot e paguara për të.

Raphael Varane dhe Harry Maguire, Manchester United

Madje, as ish-superylli i Real Madridit, Raphael Varane – që iu bashkua “Djajve të Kuq” nuk i zgjidhi prombelet në repartin defanziv.

Kësaj radhe, drejtuesit në “Old Trafford” duket se kanë marrë mësim se blerjet e shtrenjta nuk garantojnë lojë të mirë dhe sukses.

Sven Botman, Lille

Blerja e Botman për vetëm 20 milionë euro do të ishte mjaft e lirë duke marrë parasysh se është vetëm 23 vjeçar.

Shtatlarti ka tre gola dhe një asistim në 24 paraqitje për Lille-n këtë edicion të “Ligue 1”. /Shqip.com