Ten Hag: Mezi pres të punoj me Ronaldon
Publikuar:
(19.07.2022 17:33:04)

Ani pse Cristiano Ronaldo ka kërkuar largimin nga Manchester United, ai vazhdon të jetë në planet e trajnerit, Erik ten Hag.
Strategu holandez – në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se “kam planifikuar me të dhe mezi pres të punoj me të”.
Teksa, shtoi se “Situata është ende e njëjtë. Jam i informuar mirë – ai gjithashtu ka një opsion për një sezon të mëtejshëm”.
CR7 e zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm në nivel personal, ani pse rezultat ekipore munguan.
Ai e mbylli sezonin me 18-të gola, në 30 ndeshje të zhvilluara.
Teksa, shënoi edhe tri asistime dhe ishte në formacionin e vitit në Premierligë.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është 30 milionë euro – sipas “Transfermarkt./Shqip.com