Ten Hag kërkon dy mbrojtës të United të largohen

Thashethemet e prurjeve dhe largimeve te Manchester United nuk kanë të ndalur.
Duket se ardhja e Erik Ten Hag ka trazuar disi lojtarët e klubit.
Radhën e largimit e kanë dyshja e mbrojtjes, Eric Bailly dhe Aron Wan-Bissaka, raporton Fabrizo Romano.
Manchester United are prepared to let Eric Bailly and Aaron Wan-Bissaka leave this summer. It depends on the proposals but both have chances to leave the club, as expected. 🔴 #MUFC https://t.co/zPgpPklaVc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 19, 2022
Të dy lojtarët kanë gjetur vendin e tyre në stol gjatë gjithë sezonit.
Ralf Ragnick nuk i preferonte asnjërin, duke shkuar me Maguiren dhe Varanen para Bailly, dhe Diogo Dalotin para Bissakas.

Trajneri i emëruar para disa javësh, ka shprehur interesim edhe për lpojtarët si Frenkie de Jong, Nkunku, Dembele e Botman.

Se kush do të mbes në “Old Trafford” nga sezoni i ardhshëm e kush do të vie, mbetet të shihet gjatë verës. /Shqip.com