Ten Hag favorit për të marrë “timonin” e Manchester United
Publikuar:
(06.04.2022 21:32:05)

Trajneri i Ajax, Erik Ten Hag është shfaqur si favorit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i përhershëm në “Old Trafford”.
Sipas, GOAL holandezi kryeson listën e ngushtë të kandidatëve për të zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaer në baza të përhershme.

Burimet e klubit këmbëngulin se procesi i tyre i rekrutimit të menaxherit të ardhshëm është ende në vazhdim dhe se asnjë marrëveshje nuk është përfunduar.
Klubi dëshiron të ketë dikë në vend sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jenë të gatshëm para se të hapet dritarja e transferimeve.

Kujtojmë që nga Shkarkimi i Solskjaer, klubin e ka udhëhequr Ralf Rangnick./Shqip.com