Temperaturat e larta shkrijnë asfaltin në Angli

Makinat që lëvizin në rrugën Broadstone në Stokport të Anglisë duket sikur ‘po kalojnë nëpër ujë’.
Temperaturat ekstreme kanë pasur edhe efektet e tyre gjatë dy ditëve të para të kësaj jave në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë drejtim, përveç zjarreve të shkaktuara dhe tek njerëzit, temperaturat kanë ndikuar që të ketë edhe “shkrirjen e asfaltit”
Madje një dëshmitar tha se dukej sikur makina ‘po kalonin nëpër ujë’ dhe përshkroi se si këmbët e tij u zhytën në sipërfaqen e butë të rrugës.

Temperaturat arritën një rekord prej 34.3°C në Mançesterin e Madh dje – duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 33.9°C nga 25 korriku 2019.

Sipas Shoqatës së Trajtimit të Sipërfaqes së Rrugëve, kur arrihet nxehtësia e diellit deri në 50°C, rrugët fillojnë të bëhen “shkrihen”, shkruan Metro.co.uk.
Howard Robinson, shef ekzekutiv i Shoqatës së Trajtimit të Sipërfaqes Rrugore, tha se “asfalti është si çokolata – shkrihet dhe zbutet kur është e nxehtë dhe bëhet i fortë dhe i brishtë kur është i ftohtë – nuk ruan të njëjtën forcë gjatë gjithë vitit.”./Shqip.com
