Lajme

Temperaturat arrijnë sot deri në 34 gradë Celsius

Foto ilustruese

Edhe sot mot i nxehtë dhe me temperatura të larta do të mbajë në Kosovë, njofton Shqip.com.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 33-34 gradë Celsius.

Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësojë që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi.

Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në troposferë ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër.

Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj IKSHP këshillon që nga ora 10:00-17:00 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit. /Shqip.com