“Telaviv” – kënga më e re nga reperi Leron Kurteshi
Publikuar:
(08.05.2022 19:45:29)

“Telaviv” është projekti më i ri muzikor i reperit shumë të talentuar Leron Kurteshi.
Kjo këngë ishte paralajmëruar javën e kaluar, teksa është lansuar sot e përcjellur edhe me videoklip.
Për tekstin e këngës u kujdes vet Leroni, kurse për muzikën Bergin Demaj.
Ani pse ka debutuar rishtaz në tregun muzikor, Leroni numëron mjaft këngë për këtë periudhë kohore.
A post shared by LERON (@leronkurteshi)
Leroni njihet për stilin e tij të veçantë dhe shpesh herë eksperimenton me ‘flow’ në këngët e tij.
“Freeze”, “Hala”, “Running”, “Whoopty” janë disa nga projektet që ai ka publikuar në të kaluarën./Shqip.com