Sport Ndërkombëtar

“Teatri i Ëndrrave” heshtet përsëri

Ole Gunnar Solskajer

“Teatri i Ëndrrave” është heshtur edhe njëherë.

Kesaj radhe, Manchester City ka rrëmbyer pikët e plota ndaj “Djajve të Kuq” , pasi fituan me rezultat të pastër 0-2, shkruan Shqip.com.

Në këtë ndeshje që pritej të ishte derbi, skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ishte dukshmëm më e mirë që nga fillimi, e deri në fund. Madje, për as edhe një moment të vetëm nuk e vunë në dyshim, epitetin e fituesit.

Goli i parë u realizea nga qendërmbrojtësi i Unitedit, Eric Bailly, i cili realizoi në portën e gabuar, pas vetëm shtatë minutave lojë.

Kur u prit që Unitedi të kundërpërgjigjej, ndodhi e kundërta.

Pas një asistimi të dhënë nga Joao Cancelo, ishte Bernardo Silva që e tundi rrjetën në minutën e fundit të pjesës së parë, për të dyfishuar rezultatin.

Deri në fund të takimit rezultati nuk ndryshoi, ani pse City patën disa raste të mira shënimi.

Image
Festa e golit nga Bernardo Silva

Me këtë humbje, tashmë është rrezikuar plotësisht pozita e Ole Gunnar Solskjaer, i cili po përballet me presionin e shkarkimit, tash e një kohë të gjatë.

Në anën tjetër, “qytetarët” ngriten në pozitën e dytë në tabelë në ishull, me 21 pikë, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara.

Kurse, United gjendet në vendin e pestë, me gjashtë pikë më pak./Shqip.com