Rozë

Tea hyn në mes të Luizit dhe Kiarës, a po luan ajo?

Raportet në mes të Luizit dhe Teas, kanë acaruar raportet e kësaj të fundit me Kiarën.

Kjo pasi Tea, gjatë natës së prime i tha Kiarës je ndjerë xheloze për të dhe Luizin.

Ndërsa, për këtë Kiara ka thënë se nuk ndjen xhelozi për të dhe asnjë nga banoret e shtëpisë së BBVA.

“Në asnjë moment nuk kam me menduar qe mund të jetë xhelozi. Ajo ka dashur ta tregojë veten se jam pjesë e një trekëndëshi. Pjesa që më ka bezdisur ka qenë morali që më ka bërë disa javë më parë për Luizin. Nga ana tjetër, ka bërë të njëjtën gjë vetë. Një herë tha nuk rri më me Luizin, pastaj e përqafonte atë”, tha Kiara.

Tea tha se Luizin e ndjente vetëm si mik Luizin dhe se nuk e sheh atë me ndonjë qëllim tjetër.

Kurse, ajo pohoi se Kiara dhe Luizi e kanë futur në një lojë.

Kurse, atë e ka kundërshtuar opininostja Zhaklinë Lekatari, e cila i tha Teas se edhe ajo po luan së bashku me ata, pasi pranoj të përfshihet.

/Shqip.com